Thirrja në minutat e fundit

Futboll

Thirrja në minutat e fundit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 11:56
Xhosua Zirkze

Brajan Brobei humbi Europianin për shkak të një dëmtimi dhe i gjendur në këtë situatë, trajneri Ronald Kuman ka ftuar yllin e Bolonjës, Xhosua Zirkze si zëvendësues.

Sulmuesi ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Holandës.

Po ku ndodhej ai përpara se të merrte ftesën në minutën e fundit për Euro 2024?

Futbollisti ndodhej në Disneyland Park për të shijuar disa momente relaksi, por planet iu prishën për të qenë pjesë e këtij kompeticioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat