Gennaro Gattuso riniset nga Kroacia. Ish-mesfushori i Milanit dhe kombëtares italiane, sezonin e fundit provoi një aventurë aspak të suksesshme te Marseille në Ligue 1.
Që u mbyll me vetëm 24 ndeshje. 46-vjeçar kalabrez është zyrtarizuar si trajneri i ri i Hajdukut të Splitit.
Gattuso ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin historik kroat, që edicionin e fundit iu afrua titullit kampion. Por pa ia dalë dot në garën me Dinamon e Zagrebit.
Në qytetin e bukur të Splitit titulli mungon prej vitit 2005 dhe drejtuesit e tifozët mendojnë se bashkë me Gattuson do arrijnë të rikthehen në krye të futbollit kroat.
Pjesë e Hajdukut, ekipi i pestë i huaj që do të drejtojë Gattuso, janë edhe dy lojtarët shqiptarë Emir Sahiti dhe Leon Dajaku.