Ylli belg rinovon kontratën

Futboll

Ylli belg rinovon kontratën

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:30
Aksel Vitzel

Mbrojtësi belg, Aksel Vitzel ka rinovuar kontratën me Atletiko Madridin deri më 30 qershor 2025.

“Jam shumë i lumtur që qëndroj edhe një vit në këtë klub të madh. Atletiko, shihemi së shpejti”, shkruan ai pas rinovimit.

Më poshtë është deklarata e plotë në faqen e internetit:

“Aksel Vitzel dhe Atletiko Madrid kanë rënë dakord të rinovojnë kontratën e lojtarit me klubin deri më 30 qershor 2025.

Ylli belg iu bashkua ekipit tonë në verën e vitit 2022 dhe që atëherë Aksel ka bërë 94 paraqitje zyrtare në dy sezone, duke u bërë kështu lojtari i dytë vetëm pas Oblak që ka luajtur më shumë minuta gjatë sezonit të kaluar.

Futbollisti belg është bërë një nga shtyllat e skuadrës së Diego Pablo Simeones. Urime, Aksel!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat