Xherdan Shaqiri zotohet se do të jap maksimumin për kombëtaren e Zvicrës.
Zvicra të shtunën do të ndeshet me Hungarinë duke filluar në orën 15.00 në kuadër të Kampionatit Evropian.
Futbollisti Xherdan Shaqiri ka folur në një konferencë për media në Shtutgart. Reprezentuesi i Zvicrës, nuk mund ta kuptojë plotësisht debatin për rolin e tij në kombëtare. Pyetjet janë “pothuajse pak të turpshme”, thotë Shaqiri, duke theksuar:
“Çdo lojtar që vjen në kombëtare është profesionist dhe vjen këtu për të luajtur. Secili prej nesh mund të luajë 90 minuta.”
Rreth Granit Xhakës?
“Shpresoj se ai mund të sjellë formën e tij në ekip. Leverkusen pati një sezon të mrekullueshëm, isha shumë i lumtur që më në fund fituan një titull të ligës.
Mbaj mend titullin tim të parë me Bayernin, ishte i jashtëzakonshëm.
Tifozët janë të çmendur për futbollin. Graniti është i madh”, tha Shaqiri.