Tirana ka nisur revolucionin në ekip, ku pas shumë largimeve ditën e djeshme ka patur edhe dy afrime. Aldi Gjumsi dhe Arhan Isuf janë dy transferimet të bëra zyrtare nga klubi bardheblu.
Por, tashmë klubi bardheblu ka nisur me rinovimet.
Sipas shtypit të shkruar, mbrojtësi Florjan Përgjoni ka firmosur edhe për 1 vit tjetër me Tiranën. Mbrojtësi i majtë pritet të jetë edhe kapiten i ekipit pas largimin të Najdovskit dhe Hoxhallarit, duke bërë që tashmë të jetë një lidër në prapavijë.
Kujtojmë që Përgjoni ka qenë një nga lojtarë më të aktivizuar sezonin që lamë pas.
Në 42 ndeshje mes Superiores, Kupës dhe Conference League, mbrojtësi ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.