Bajrami u largua nga Voska Sport

Futboll

Bajrami u largua nga Voska Sport

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:56
Medin Bajrami

Një nga futbollistët më standardë të Voska Sport gjatë sezonit të kaluar në ligën e parë, Medin Bajrami, u nda nga klubi prej Ohrit. Ai tani është një lojtar i lirë dhe ka mundësinë për të gjetur ndonjë klub të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Ai e përfundoi sezonin si një nga më të mirët në skuadër, me një gol dhe një asistim në 22 ndeshje të luajtura në Ligën e Parë dhe me Voskën arriti edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë.

Bajrami pati shënuar golin në gjysmëfinale të kupës kundër Makedonija GJP, dhe ka asistuar në ndeshjen çerekfinale.

Bajrami në të kaluarën ka luajtur edhe për përzgjedhjet më të reja të Maqedonisë. Ai ka luajtur edhe në Renovë dhe Bellasicë dhe ka përvojë ndërkombëtare, pasi ka kaluar disa sezone në Slloveni, në skuadrat e Mariborit, Krskos, Drava Ptuj dhe Ilirisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat