Mesfushori Isnik Alimi ishte autor i golit për Maqedonininë e Veriut në duelin kontrollues ndaj Çekisë, në të cilën maqedonët e humbën në minutat shtesë nga një penallti e dyshimt me rezultatin 2:1.
Për mesfushorin shqiptar që me paraqitjet e tij të mira ka zënë një vend titullari në formacionin e Bllagoja Milevskit, ishte goli i parë që realizon me fanellën e ekipit përfaqësues të vendit, ndërsa për të njejtën është shprehur i lumtur, përderisa thotë se do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores.
“Normal ndjesia është e mirë se ishte edhe goli i im i parë me fanellën e përfaqësueses dhe jam i lumtur, por besoj që do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores, pasi ajo humbja sikur ja zbehu bukurinë, por sidoqoftë goli i parë mbahet mend gjithmonë.
Është e veçantë të jesh pjesë e ekipit përfaqësues dhe është gjithmonë ndjesi e mirë, atmosfera është e mrekullueshme dhe funksionojmë mirë si grup.
Para vetes kemi Ligën e Kombeve që do të fillojë në muajin shtator dhe mezi pres ndeshjen e parë të këtij edicioni për të dhënë më të mirën nga vetja, për të ndihmuar ekipin dhe të arrijmë sa më lartë”, është shprehur Isnik Alimi.