E nisi karrierën në Gjermani, sot firmos me Ferizajn

Futboll

E nisi karrierën në Gjermani, sot firmos me Ferizajn

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2024 Në ora: 14:50
Ardit Topalaj

Ferizaj e ka më së të qartë se çfarë e pret në elitën e futbollit të Kosovës. 

Kryetrajneri Arsim Abazi synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri.

Futbollisti që e nisi karrierën në Gjermani sot firmosi me FC Ferizajn.

Është fjala për Ardit Topalajn.

“Ardit Topalaj vishet kaltër e bardhë!

FC Ferizaj sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, Ardit Topalaj. 

Arditi karrierën e ka filluar në Gjermani, tek grupmoshat e Ingolstadt, për të vazhduar në Garching, Eltersdorf dhe së fundmi në Türkgücü München. 

Topalaj ka luajtur për 6 muaj edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrën e Lirisë së Prizrenit. 

FC Ferizaj të uron mirëseardhje, duke të dëshiruar suksese në edicionin garues në Superligë”,ka njoftuar FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat