Tirana ka prezantuar blerjen e radhës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Fatmir Prengaj.
Bardheblutë bëjnë të ditur se ai është bashkuar menjëherë në stërvitje me skuadrën.
"Mirësevjen Fatmir Prengaj
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e sulmuesit të majtë Fatmir Prengaj.
Prenga 23-vjeçar e njeh mirë kampionatin shqiptar, ndërkohë që ditën e sotme është bashkuar menjëherë në stërvitje me ekipin.
Klubi i Tiranës mirëpret sulmuesin Prengaj dhe i uron shumë gola e trofe me fanellën bardh’ e blu", njofton Tirana.