Policia e Kosovës ka fituar edicionin e katërt të turneut të futbollit, “Dita Olimpike”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në turneun e mbajtur në stadiumin e klubit Ramiz Sadiku në Prishtinë, e që koincidoi edhe me 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit, Policia shënoi fitore në finale ndaj Veteranëve, pas penalltive.
Lojtari më i mirë u shpall Rinas Uruqi.
Në total morën pjesë tetë ekipe. Krahas finalistëve, pjesëmarrës ishin edhe KOK-u, Ministria për Kulturë, Rini e Sport, Forca e Sigurisë së Kosovës, BKT Kosova, Kolegji AAB dhe Zyra Kombëtare e Auditimit.
Turneu i futbollit është pjesë e aktiviteteve që po mbahen me rastin e shënimit të Javës Olimpike 2024.