Smajli kërkon një aventurë të re

Futboll

Smajli kërkon një aventurë të re

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 15:45
Geralb Smajli

Partizani kërkon të gjejë zgjidhje edhe në krahët e mbrojtjes dhe mes opsioneve kthehet edhe një dëshirë e vjetër, Geralb Smajli. 22-vjeçarit i skadon kontrata me Vllazninë dhe ka vendosur të largohet në këtë verë.

Në fakt Partizani është në kërkim të një pasuesi të Atanaskoskit dhe Smajli luan në të djathtë, por edhe kjo e ka një zgjidhje, pasi Andi Hadroj mund të luajë shumë mirë edhe në të majtë.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje direkte drejt mbrojtësit, por në listat e Partizanit shkodrani ka qenë gjithnjë.

Problem për firmën me të do të ishte taksa e formimit, që mund të shkojë në afro 40-50 milionë lekë të vjetër, që gjithsesi, nuk konsiderohet shumë e madhe për një klub si Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat