Fernandes: Na pëlqen negativiteti që ka rreth Portugalisë

Futboll

Fernandes: Na pëlqen negativiteti që ka rreth Portugalisë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 15:56
Bruno Fernandes

Përgatitjet për “Euro 2024” nuk nisën më së miri për Portugalinë, e cila mori shumë kritika pasi skuadra e Roberto Martinezit pësoi një humbje shokuese 2-1 ndaj Kroacisë.

Por ata u përgjigjën në testin e fundit me Irlandën, duke fituar 3- 0 falë dopietës së Kristiano Ronaldos dhe golit të Feliks. Megjithatë, kritikat mund të shërbejnë si një burim frymëzimi për Portugalinë, tha kapiteni i Mançester Junajtid, Bruno Fernandes.

“Nuk dua që askush të mendojë se erdhëm në këtë pikë duke menduar se gjithçka u bë dhe nuk kishte asgjë për të përmirësuar”, tha mesfushori para gazetarëve.

“Ka gjithmonë aspekte për t’u përmirësuar.

Të them të drejtën, më pëlqen pak nga ky negativitet rreth ekipit kombëtar, ‘skuadra nuk është më aq e mirë’, ‘ende nuk është ajo që duam’.

Më pëlqen sepse është një shenjë se njerëzit presin shumë nga ne dhe duan më shumë nga kombëtarja. Kjo do të thotë që ne lojtarët që përfaqësojmë vendin kemi cilësinë për të bërë më shumë. Ne e dimë këtë, kemi ambicie dhe duam që të bëjmë më shumë dhe më mirë”

. Luzitanët janë një nga skuadrat favorite për të triumfuar në Gjermani, por ata renditen në radhën e dytë në shkallë, ndërsa nga Anglia, Franca, Gjermania apo Spanja pritet diçka më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat