Susuri nuk është pjesë e Prishtinës 

Futboll

Susuri nuk është pjesë e Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2024 Në ora: 16:20
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti Fitim Susuri ndahet me Prishtinën. 

Ai ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me klubin më të trofeshëm në vendin tonë por nuk ka treguar se ku do të jetë në edicionin e ri. 

“Kemi arritur marrëveshje për ndërprerje të kontratës me FC Prishtina.

Falenderoj kryesin e klubit, drejtorin, si dhe gjithë stafin e klubit, në veçanti falënderoj ‘Plisat’.

Mirënjohës gjithmonë për mundësinë, Kupa e republikës e fituar me FC Prishtinën do të mbetet gjatë ne mendjen time.

Mirupafshim Prishtinë”, njofton Susuri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat