Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Shqipërisë në Euro 2024.
Sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ata që janë gjithmonë pas Kombëtares, sigurisht që do të jenë prezent edhe në Gjermani.
Tifogrupi ultras, “Tifozat Kuq e Zi” do të jenë edhe këtë herë në mbështetje të djemve kuqezi, teksa së fundmi kanë njoftuar edhe për organzimin, përsa i përket sfidës ndaj Italisë.
"Të dashur Tifoza, vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën: Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke. Përjetësisht me ty Shqipëri", njoftojnë tifozët.