Fonseca: Dua të shkruaj një kapitull të ri

Futboll

Fonseca: Dua të shkruaj një kapitull të ri

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:18
Paulo Fonseca

Milan zyrtarizoi trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm me kuqezinjtë që i besuan Paulo Fonsecas.

Portugezi, në fjalët e para si trajner i Milanit, theksoi se do të punojë në maksimum për të nderuar klubin dhe historinë e tij të madhe ndërsa shpreson që të shkruajë një kapitull të ri dhe të suksesshëm.

“Jam krenar që jam trajneri i ri i Milanit dhe do të punoj për të nderuar këtë klub dhe historinë e tij të madhe.

Së bashku ne duam të shkëlqejmë dhe të shkruajmë një kapitull të ri suksesi që shpresojmë ta festojmë me fansat tanë të mrekullueshëm. Forza Milan!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat