Kampionati i Futbollit Evropian, i njohur ndryshe edhe si “EURO”, është kompeticioni më i rëndësishëm i UEFA-s për garat me kombëtare.
Kjo ngjarja ka një histori të pasur dhe ka tërhequr vëmendje nga e gjithë bota për dekada me radhë.
Ndonëse turneu i parë u luajt më 1960, ideja daton vite më parë.
Sekretari i parë gjeneral i UEFA-s, Henry Delaunay, propozoi idenë e një kompeticioni me kombëtare evropiane në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar.
Henry Delauney – Ideatori
Ëndrra e Delauney u bë realitet kur edicioni i parë i këtij kompeticioni u mbajt më 1960 në Francë, por francezi vetë nuk arriti ta përjetojë pasi vdiq në vitin 1955.
Në nder të rolit të tij në formimin e këtij kompeticioni, trofeu – i cili u mundësua nga Federata e Futbollit e Francës – u emërua pas tij.
Edicioni i parë i “EURO”, një garë mes katër kombëtareve, përfundoi me Bashkimin Sovjetik si fitues, pasi mposhti Jugosllavinë 2-1 pas vazhdimeve, në finalen që zhvillohej në Paris.
Spanja ishte nikoqire e edicionit të ardhshëm më 1964, dhe po ashtu fitoi edhe titullin kampion, duke mposhtur kampionin në fuqi, Bashkimin Sovjetik me shifrat 2-1 në Madrid.
Turneu i vitit 1968 ishte fituar nga Italia, por me një rrugëtim i mbushur plotë dramë deri në finale.
Italianët arritën në finalen e 1968-ës pas një hedhje të monedhës në takimin ndaj Bashkimit Sovjetik në gjysmëfinale – e vetmja ndeshje ndërkombëtare e vendosur në këtë mënyrë. Kjo ndodhi pasi ndeshja kishte përfunduar pa gola në kohën e rregullt.
Në finale, Italia mposhte Jugosllavinë në ndeshjen e dytë, pasi e para përfundonte 1-1.
Momenti ikonik i “Panenkas”
“EURO” mbeti një kompeticion me katër kombëtare edhe më 1972 e 1976, me Gjermaninë Perëndimore dhe Çekosllovakinë që shpalleshin fituese në edicionet respektive, para se kompeticioni të zgjerohej më 1980.
Triumfi i Çekosllovakisë ndaj Gjermanisë Perëndimore më 1976 mori vëmendjen pas penalltisë së famshme të Antonin Panenkas. Sulmuesi butësisht e goditi topin dhe e dërgoi në mes të golit, duke siguruar një fitore prej 5-3 në penallti, pasi ndeshja përfundonte 2-2 në kohën e rregullt.
Goditja asisoji e penalltisë ishte e para në ndonjë ndeshje të asaj kohe, dhe kështu edhe e mori emrin “Panenka”.
Më 1980, tetë ekipe morën pjesë në turne, i cili përfshinte edhe një fazë të grupve, play-offin e vendin të tretë dhe finalen. Gjermania Perëndimore fitoi titullin e dytë pasi mposhti Belgjikën 2-1.
Katër vjet më vonë, Franca fitoi titullin e saj të parë madhor në shtëpinë e saj, pasi mposhti në finale Spanjën me shifrat 2-0, derisa kapiteni Michel Platini kishte shënuar nëntë gola në pesë ndeshje.
Holanda e fitoi edicionin e 1988-ës në Gjermaninë Perëndimore, pasi mposhti Bashkimin Sovjetik në finale.
“EURO 1992”, i mbajtur në Suedi, u fitua nga Danimarka, e cila e mposhti 2-0 në finale kampionin e botës të asaj kohe, Gjermaninë.
Triumfi përrallor i Greqisë dhe dominimi i Spanjës
Pesë edicionet e ardhshme ‘panë’ edhe një zgjerim më të madh, tashmë me 16 ekipe që do të merrnin pjesë në turne.
Gjermania e fitoi titullin e parë si një shtet i bashkuar në “EURO 1996” në Angli, duke mposhtur Republikën Çeke 2-1 në finale.
“EURO 2000” ishte turneu i parë i mbajtur nga dy shtete: Holanda dhe Belgjika, dhe u fitua nga Franca, që ishin edhe kampion në fuqi të botës asokohe. Francezët mposhtën Italinë në finale, “me golin e artë” të shënuar nga David Trezeguet.
Greqia arriti një befasi të madhe në “EURO 2004”, duke triumfuar ndaj Portugalisë 1-0 në finale. Në fillim të turneut, të gjithë e shihnin Greqinë si të fundit për mundësitë e fitimit të titullit kampion.
“EURO 2008” shihte Spanjën si dominuese e turneut. Kombëtarja spanjolle fitoi trofeun që i mungonte që 44 vjet.
Spanja u bë kombëtarja e parë që arriti të mbrojë titullin në vitin 2012, pasi fitoi në finale ndaj Italisë me shifrat 4-0. Titulli kampion i “EURO 2012” ishte pasardhës i titullit kampion të botës të fituar nga Spanja, duke u bërë kombëtarja e pare evropiane që fiton tre tituj madhor radhazi.
Historia e paparashikueshme e Portugalisë dhe dëshpërimi i Anglisë
Nga edicioni i 2016-ës, turneu u zgjerua në 24 kombëtare.
Në “EURO 2016”, Portugalia përfundoi e treta në grup, derisa arritën në finale. Aty, Portugalia e mposhti nikoqirin, Francën, për të ngritur në qiell trofeun e parë madhor në historinë e saj.
Edicioni i 2020-ës ishte shtyrë për 2021, pasi shkaktar qe pandemia COVID-19.
Në një format unik, ndeshjet u shpërndanë në 13 shtete të ndryshme evropiane. Finalja u luajt në “Wembley Stadium”, aty ku Anglia pësoi humbje nga Italia pas penalltive.
Anglia shpresonte të mbaronte 55-vjetorin pa trofe madhor, por ata përfunduan duke u mposhtur në penallti, pasi Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho dështuan nga pika e bardhë.
Për Italinë ishte triumfi i dytë në këtë turne, me të paein që ishte në vitin 1968.
Kampionati Evropian “Gjermania 2024” nisë nesër me ndeshjen Gjermani – Skoci, që luhet në Munich me fillim nga ora 21:00.