Kombëtarja italiane e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti vijon përgatitjet dy ditë para debutimit ndaj Shqipërisë, të planifikuar për të shtunën e ardhshme në orën 21:00 në Signal Iduna Park, ish-Westfalenstadion që priti gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2006 të fituar kundër Gjermanisë nga 4 here kampionet e Botes dhe kampionet e Europes ne fuqi.
Azzurri-t kryen një seancë stërvitore me dyer të mbyllura, me trajnerin Spalletti në gjendje të buzëqeshë sepse mori dy lajme te mira: Nicolò Fagioli dhe Nicolò Barella u kthyen në punë me grupin dhe do te jete ne dispozicion per sfiden ndaj kuqezinjve te Sylvinhos.
Sakaq, Federico Chiesa, sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares italiane, është intervistuar nga kanalet zyrtare të UEFA-s. Hapësirë e bollshme gjatë intervistës, padyshim, për Kampionatin Europian që do të nisë: “Me Scamacca-n shkoj shumë mirë, flasim shpesh jashtë fushës.
Gjëja që më bën të buzëqesh është se në fillimin e kampionatit të fundit europian kishte dyshime për ekipin tonë kombëtar. Dyshime se çfarë mund të bënim, ku mund të arrijmë tani gjithashtu, por ne do të shkojmë në fushë vetëm për të luajtur futboll dhe për të treguar se çfarë është vlera jonë.”
Italia është në grup me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën: “Është vërtet e vështirë. Pas Shqipërisë kemi Spanjën dhe Kroacinë dhe e dimë se çfarë do të thotë të luash kundër tyre. Kroacia ka arritur rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në Kupën e Botës.
Lojtarët e Shqipërisë na njohin, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë një sfidë vërtet e vështirë dhe ne do të duhet të jemi shumë të përqendruar.”.