Një tjetër emër i njohur të Gostivari

Futboll

Një tjetër emër i njohur të Gostivari

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2024 Në ora: 19:22
Mevlan Murati

Ish anëtari i Maqedonisë së Veriut për të rinjtë, Mevlan Murati, sot ka nënshkruar me skuadrën shqiptare Gostivari. 

Pas Darko Glisiçit, Gostivari u përforcua me një tjetër emër të njohur.

“Murati vjen nga Rabotniçki, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Shkendijen, ku ka lënë gjurmë, duke fituar tre tituj me këtë ekip dhe një trofe të Kupës së Maqedonisë.

Përveç Shkëndijës, ai ka qenë pjesë e Renovës dhe Shkupit, ndërsa ka edhe përvojë ndërkombëtare duke luajtur te Partizani i Tiranës”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat