Dortmund gjen pasuesin e Terziçit

Futboll

Dortmund gjen pasuesin e Terziçit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Lajmi i ditës në Gjermani është ndarja e bujshme e Edin Terzic nga Borussia Dortmund.

Më pak se dy javë pas humbjes në finalen e Champions League ndaj Real Madrid-it, trajneri gjerman dha dorëheqjen pas tre vitesh e gjysmë në krye të “verdhezinjve”.

Në një situatë të tillë, Dortmund është vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri, me “verdhezinjtë” që sipas raportimeve të medieve gjermane pritet t’i besojnë Nuri Sahin drejtimin e ekipit.

Sipas raportimeve në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i 35-vjeçarit, me turkun që e njeh mjaft mirë ambientin, pasi më herët ka luajtur për këtë skuadër si dhe ka punuar edhe si ndihmës trajner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat