Federico Chiesa shpreson se Kampionati Evropian mund t’i japë atij një mundësi për t’u “rikthyer në majat” e futbollit pasi dëmtimet e shkatërruan karrierën e tij.
Italia është kampione në fuqi e Evropës pasi mposhti Anglinë në finalen e EURO 2020 në stadiumin Ëembley, me anë të penaltive në verën e vitit 2021.
Chiesa ishte pjesë e asaj skuadre dhe një nga të paktët që mbetet një figurë kyçe tre vjet më vonë, megjithëse karriera e tij është shkatërruar nga lëndime të përsëritura.
“Pas Euro 2020, doja të futesha në top figurat e futbollit, por fatkeqësisht këputa ligamentin tim të kryqëzuar dhe pata një proces të gjatë rehabilitimi”, tha ai për UEFA.com.
“Objektivi im ka qenë gjithmonë të rikthehem në krye. Unë jam 26 vjeç, ka kohë dhe dua të dëshmoj në këtë Evropian se për çfarë jam krijuar”.
Është një grup i vështirë, pasi Italia përballet me Shqipërinë të shtunën, më pas Spanja më 20 qershor dhe Kroacia më 24 qershor.
“Ajo që më bën të buzëqesh është se në fillimin e Euros së fundit, kishte shumë dyshime mbi ekipin tonë, se çfarë mund të arrijmë”, vazhdoi Chiesa.
“Edhe tani ka dyshime, por ne shkojmë atje vetëm për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Kjo është ajo që ne donim të bënim në turneun e mëparshëm dhe përfunduam duke e fituar atë”.
“Objektivi ynë kryesor tani është të rikthehemi në Kupën e Botës, sepse Italia humbi dy dhe kjo është diçka që thjesht nuk është e drejtë”.
Kaq shumë ka ndryshuar jo vetëm në skuadër, por edhe në stol, me Luciano Spalletti që mori drejtimin nga Roberto Mancini në shtator 2023.
“Mentaliteti italian ka ndryshuar me zhvillimin e futbollit modern dhe Spalletti po ndjek gjithashtu atë rrugë, duke u përpjekur të mbajë topin, të krijojë raste, ndërsa në të njëjtën kohë rrezikon sa më pak të jetë e mundur në mbrojtje”.
“Në nivel personal, unë luajta më shumë në qendër në klubin tim, ndërsa Spalletti më jep më shumë liri për të hyrë brenda ose për të shkuar gjerësisht në krah”.