Dy klube italiane interesohen për lojtarin shqiptar

Futboll

Dy klube italiane interesohen për lojtarin shqiptar

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:54
Shqipëria

Disa prej lojtarëve nga Kombëtarja shqiptare kërkohen në Seria A. Kështu pas lajmeve të fundit për Seferin dhe Brojën, një tjetër lojtar ka dalë në skenë për një transferim të mundshëm.

Bëhet fjalë për Marion Mitajn. Mbrojtësi i majtë preferohet si nga Bologna dhe nga Lazio, me klubet që po shohin situatën e 20-vjeçarit.

Mitaj është një talent në rritje, teksa kontratën me Lokomotivën e Moskës e ka të vlefshme deri në vitin 2027. Kujtojmë se Broja është përfolur te Milani, ndërsa Seferi për Leccen.

Kështu ndeshja me Italinë nesër në 21:00, mund të jetë vendimtare për këto lojtarë që pritet të spikasin. Sfida do zhvillohet në “Signal Iduna Park” dhe do të jetë e para për të dyja përfaqësueset në grupin B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat