Tirana ka prezantuar Qëndrim Ismajlin.
Mbrojtësi i majtë vjen si afrimi i katërt në këtë merkato vere.
Ismajli është afruar me parametra zero. 25-vjeçari luajti sezonin e fundit me Gjilanin ku dhe spikati me 4 gola dhe 3 asiste.
Kujtojmë se më parë bardheblutë kanë zyrtarizuar Gjumsin, Arhan Isuf dhe Fatmir Prengën. Te Tirana ka filluar një cikël i ri, që pas ardhjes së Bledi Shkëmbit si trajner dhe Agim Ibraimit drejtor sportiv.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës. Mbrojtësi 25-vjeçar afrohet te Tirana nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka spikatur me Gjilanin, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje Ismajlit dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar", njofton Tirana/.