Synon titullin e Evropës

Futboll

Synon titullin e Evropës

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 13:10
Mbappe - djathtas

Kupa e Botës, Nations League dhe tashmë Europiani. I vetmi trofe që Kylian Mbappe nuk ka fituar me Francën e tij.

Sulmuesi i ri i Real Madrid do të udhëheqë “Gjelat” e Deschamps si kapiten në Gjermani, përgjegjësi që e shtyn edhe më shumë drejt suksesit të madh.

“Botërorin dhe Ligën e Kombeve i kam fituar, tani është momenti i Europianit.

Është kompeticioni im i parë si kapiten i Francës, e ndiej shumë“, theksoi Mbappe.

79 herë e ka veshur 25-vjeçari fanellën e përfaqësueses franceze. Duke gjetur golin në 47 raste.

Nënkampionët e Botës debutojnë në Gjermani 2024 të hënën e 17 qershorit kundër Austrisë. Holanda dhe Polonia kompletojnë grupin D.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat