E jashtëzakonshme, Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në sfidën Slloveni - Danimarkë

Futboll

E jashtëzakonshme, Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në sfidën Slloveni - Danimarkë

Nga: K.Goca Më: 14 qershor 2024 Në ora: 14:14
Bekim Zogaj

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, të dielën do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e parë të grupit C mes Sllovenisë dhe Danimarkës. 

Ballafaqimi do të luhet në orën 18.00 në stadiumin në Stuttgart.

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj.

Të gjithë gjyqtarët janë nga Zvicra.

Është edhe një sukses i madh për Zogajn, kësaj radhe referon në nivelin më të lartë të Kontinentit të Vjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat