“Regjimi i hekurt” i Spallettit

Futboll

“Regjimi i hekurt” i Spallettit

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 14:30
Trajneri Luciano Spalletti

“Regjimi i hekurt” i Spallettit!

Pak më shumë se 24 orë i ndan nga debutimi, në këtë Kampionat Evropian. “Të Kaltërit” e Italisë vijnë në Gjermani, si kampionët në fuqi të “konitentit të vjetër” dhe ndaj “Legjionarëve” tanë e më pas Spanjës e Kroacisë do të tentojnë të ruajnë “kurorën” e tyre, pavarësisht se misioni duket të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

Trajneri  Luciano Spalletti ka kërkuar përqëndrim maksimal për djemtë e tij, gjatë garimit të tyre në Evropianin e Gjermanisë dhe për të siguruar përqëndrimin makimal nga e gjithë skuadra ka vendosur pesë rregulla “të artë”, që duhen respektuar me çdo kusht nga lojtarët, duket filluar që nga ardhja në orar e deri te përdorimi me orar të reduktuar të pajisjve elektronike.

Kështu, askush nuk duhet të vonohet në mbledhjet e përbashkëta. Futbollistëve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve gjatë vakteve të drekës dhe darkës, por jo vetëm, pasi nuk lejohet as përdorimi i kufjeve, sikurse janë të ndaluara për lojtarët edhe shakatë e tepruara me njëri-tjetrin dhe në fund, në dhomat personale nuk do të ketë asnjë Play Station, përveçse gjatë orarit kur zgjedhin të luajnë së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat