Aty ku mbizotëron shpirti human, organizim shembullor nga shqiptarët në Mannheim

Futboll

Aty ku mbizotëron shpirti human, organizim shembullor nga shqiptarët në Mannheim

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 14:51
Kosova

Në Mannheim, në organizimin e Shksh Dardania nga Mannheim, u mbajt turneu humanitar “Dardania Cup”.

Ditë e bukur e me diell e ndeshje atraktive, ndërsa mysafirë ishin Kombëtarja e Kosovës (veteranët), FC Kosova Londër sidomos programi artistik i nxënësve të Shkolla Shqipe “Shota Galica”, bëri që ky eveniment të vizitohet nga një numër i rekord i shikuesve.

Pas shumë ndeshjeve të luajtura e golave secili më i bukur se tjetri sidomos “Fair-Play-it, të çdo ekip fitues doli Qendra Islame Karsruhen që në finale e mposhti ekipin Saulheim.

Image

Pamje nga vallja

“Turneun këtë vit e nderoj me pjesëmarrje Kombëtarja e Kosovës (veteranët) e që në një grup të veçantë për veteran ku bënin pjesë FC Kosova Londër, Dardania Ma, Xhamia Dai Mannheim, Drenica.

Pas më shumë se dy dekadave të këtij turneut, duke kujtuar mikun Daja Ceni që iku në amshim, lirisht  mund të themi që misioni ynë humanitar  është pjesë e jona e pandashme, e do të vazhdojë edhe shumë e shumë vite”, njofton mes të tjera kryesia e Shksh “Dardania” Mannheim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat