Hummels e mbyll me gjermanët: Ishte nder dhe kënaqësi

Futboll

Hummels e mbyll me gjermanët: Ishte nder dhe kënaqësi

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:04
Mats Hummels

Mats Hummels i jep aventurës me Borussia Dortmund.

Mbrojtësi që zhvilloi një sezon të madh me verdhezinjtë ndërsa me skuadrën gjermane numëron plot 508 ndeshje, ku ndër të tjera ka shënuar edhe 38 gola dhe 23 asistë.

Pas lajmërimit për lamtumirën nga Dortmund, Hummels theksoi se ishte një nder dhe kënaqësi për gjithçka që kaloi me verdhezinjtë.

“Të dashur tifozë, aventurës sime me Dortmund i erdhi fundi pas 13 vitesh. Për mua ishte një nder i madh dhe kënaqësi të luaja për kaq shumë kohë me Dortmundin. Ky klub dhe këta tifozë janë shumë specialë për mua.

Dua të falenderoj të gjithë ata që punojnë te Dortmund, tani e në vazhdim do të bëj tifozin nga larg. Do të më mungoni”, ishin fjalët e Hummels.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat