I bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum

Futboll

I bashkohet familjes kampione të Struga Trim Lum

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:41
Bojan Ilievski

Bojan Ilievski është futbollisti i radhës që i është bashkuar skuadrës kampione të Struga Trim Lum, që po rezulton të jetë shumë aktive në këtë merkato.

Ilievski te skuadra kampione në fuqi e vendit vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P, me të cilën skuadër sezonin 2022/23 kishte fituar Kupën e Maqedonisë, duke ngadhnjyer në finalen e madhe pikërisht ndaj tashmë skuadrës së tij të re, Struga Trim Lum. Në Ligën e Parë numëron plotë 129 ndeshje, 5 gola dhe 11 asistime, ndërsa gjithashtu ka edhe përvojë europiane, duke zhvillluar 4 ndeshje në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.

Ndryshe Bojan Ilievski karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Pelisterit, duke filluar që nga grumposhat e reja, për të debutuar me ekipin e parë janarin e vitit 2018-të, kur ende nuk kishte mbushur të 19-tat.

Ai te skuadra amë qëndroi për dy vite e gjysmë, derisa verën e vitit 2021 u transferua në rradhët e Rabotniçkit. Vetëm pas një viti, i njëjti kishte ndryshuar sërish skuadër, këtë herë duke pranuar ofertën e skuadrës tjetër shkupjane të Makedonija Gj.P.

Ilievski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat