Elvir Zukaj, i cili aktualisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.
Grasshoper ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Zukajn, deri në vitin 2025, mbrojtësi i cili llogaritet si një nga më të mirët në pozitën e tij.
Në fillimit të edicionit, mbrojtësi u lëndua dhe qëndoi jashtë për disa javë, gjithësesi në muajin nëntor u rikthye për të qenë vetëm në bankën rezervë të klubit zvicerian.
Por duke parë cilësitë e tij, tashmë është shpërblyer me kontratë të re, ku pritet të ketë më shumë minuta.