Syla vazhdon me Suharekën

Futboll

Syla vazhdon me Suharekën

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:47
Ilir Syla

Ilir Syla do jetë pjesë e Suharekës për së paku edhe dy vite të tjera, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit.

Syla i cili erdhi para gjashtë muajsh në Suharekë, ishte një nga figurat kryesore se klubi nga Theranda u inkuadrua në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi me mjaftë eksperiencë, e ka bindur drejtuesit e klubit për një kontratë të re, e cila është firmosur sot deri në vitin 2026.

Suhareka po vazhdon përgatitjet fuqishëm në merkaton verore, duke mbajtur pjesën kryesore të skuadrës dhe afruar disa lojtarë mjaftë cilësorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat