Neymar ka mall për shtëpinë dhe së shpejti mund të kthehet për të luajtur në Brazil, ku filloi karriera e tij. Por jo në të njëjtin ekip të fëmijërisë.
“Flamengo është ekipi im i dytë i preferuar, sepse i pari është Santos.
“Me gjithë respektin e duhur për ekipin që më ka trajnuar dhe për të cilin kam qenë tifoz që kur isha fëmijë, kam dashuri të madhe për Flamengon dhe padyshim që do të ishte një kënaqësi e madhe nëse një ditë do të luaja këtu”.
Kështu ka thënë ish-kampioni i PSG-së, sot tek Al-Hilal, i cili ndoqi ndeshjen mes Flamengos dhe Gremios.
Neymar, i dëmtuar që prej tetorit dhe për rrjedhojë jashtë protagonistëve të Kupës së Amerikës, përsëriti se ka një kontratë me klubin arab dhe se dëshiron ta respektojë atë, por nuk e fshehu dëshirën që një ditë të rikthehet për të luajtur në Brazil.
Për Santosin? Jo, për Flamengon.