Anglia është favorit ndaj Serbisë 

Futboll

Anglia është favorit ndaj Serbisë 

Nga: K.G. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Policia gjermane ka vendosur kufizime të konsiderueshme para ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen (të dielën, ora 21:00).

Gjegjësisht, zyrtarisht është bërë e ditur se në stadium dhe rrethinë nuk do të ketë birrë të zakonshme që përmban nga katër deri në pesë për qind alkool, por do të shërbehet vetëm birrë e lehtë prej 2.5 për qind.

Shitjet gjithashtu do të jenë të kufizuara, maksimumi dy birra për person, shpjeguar si një masë paraprake për tifozët e Anglisë.
Anglia dhe Serbia janë në Grupin C të Euros, ku rivalët e tyre janë Danimarka dhe Sllovenia.

Anglia është favorit ndaj Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat