Nuri Shahin do të jetë trajneri i ri i Borusia Dortmund.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi verdhezi. Ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, deri më qershor të 2027-ës.
“Që nga dita e parë do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë dhe me pasion të madh për të arritur suksesin maksimal të mundshëm”, deklaroi turku pas firmës me klubin e Bundesligës.
Ai merr vendin e Edin Terziç i cili u largua ditën e djeshme nga Dortmundi.