Duka: Italia favorite, por ne jemi të bashkuar

Futboll

Duka: Italia favorite, por ne jemi të bashkuar

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:23
Duka

“Italia është kampione në fuqi, Spalletti është një trajner i madh dhe Gravina një mik, por ne duam t'i bëjmë njerëzit tanë të lumtur me një sukses të madh”.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për gazzetta.it duke komentuar në funksion të sfidës së nesërme, mes Shqipërisë dhe Italisë, ndeshja hapëse e Grupit B në Euro 2024.

Kampionia e Evropës në fuqi, Italia është më e fortë dhe këtë e di mirë edhe ai, por Armand Duka, ende ëndërron një sukses. Atij nuk i mjafton kënaqësia e të qenit në fazën finale të Euro 2024.

Ai dëshiron diçka më shumë, për shembull një sukses kundër italianëve që do të hynte në histori dhe është i bindur se njerëzit e tij mund t'ia japin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat