Sylvinho: Daku, lojtar shumë i mirë

Futboll

Sylvinho: Daku, lojtar shumë i mirë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:29
Pamje nga konferenca

Trajneri Sylvinho ka vlerësuar lojtarët e kombëtares, ku Mirlind Dakun e cilëson një lojtar shumë të mirë dhe Mario Mitajn, një mbrojtës taktik.

Në konferencën për shtyp në Dortmund, në prag të ndeshjes me Italinë, Sylvinho u shpreh se Daku dhe Mitaj mund të përmirësohen në kampionatin rus.

“Sa i përket Asllanit, Brojës, ata duken shumë mirë.

Mirëpo, natyrisht, sa më tepër që luan një lojtar, aq më mirë edhe në aspektin fizik. Ju flisni për dy lojtarë shumë të mëdhenj, të mrekullueshëm, Daku është lojtar shumë i mirë, ata mund të përmirësohen në ligën ruse, është ligë sfiduese, ata aty patjetër mund të forcohen si sulmues të fuqishëm. Mario Mitaj, mbrojtës i majtë, është lojtar taktik, i ri, duhet të luajë më shumë.

E dua, e kam sjellë, e kam parë në ekipin kombëtar.

Ka bërë një punë shumë të mirë. Ka pasur 10 ndeshje, më pëlqejnë që të dy. Mund të përmirësohen të dy në Rusi dhe kudo në botë”, theksoi Sylvinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat