Italia “fsheh letrat” para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Italia “fsheh letrat” para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 19:04
Italia

Luciano Spalletti nuk shkon shumë larg sa i perket formacionit por edhe rreshtimit taktik. Pak më shumë se 24 orë para ndeshjes kundër Shqipërisë, trajneri i Kombëtares Italiane deklaroi se mund të luajë me tre dhe me katër mbrapa dhe nuk la asnjë gjurmë në njëmbëdhjetëshen që do të debutojnë në Dortmund.

Megjithatë, i pyetur për zëvendësimin e Acerbit, ai vlerësoi jo pak Gianluca Mancinin: “Ai është dikush që ka më shumë përvojë, përvojë do të thotë të kesh marrë më shumë vendime se një tjetër”.

Dje në testet e tij taktike ai këmbënguli për mbrojtjen me katër lojtarë, një 4-2-3-1 që do të ketë Gianluca Scamacca si lider në sulm: “Ai është rritur shumë në periudhën e fundit dhe ne e përgëzuam. Ai është i kompletuar”.

Më pas trajneri u tregua optimist për mundësinë e futjes në fushë të Nicolò Barella-s që në minutën e parë: “Ai bëri gjithçka dje, ai do të jetë atje sot kur të bëjë përsëri disa stërvitje. Ajo që ka shumë rëndësi është mendimi i mjekëve sepse futbollistët gjithmonë duan të luajnë, por gjithçka nga mbrëmja sugjeron se ai do të jetë i disponueshëm”.

Në mbrojtjen me katër lojtarë prezenca e Bastonit por edhe e Dimarco është e konfirmuar. Në sulm, pas qendërsulmuesit të Atalantës do të veprojnë tre lojtarët që do të duhet të japin një paparashikueshmëri më të madhe: Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini.

Formacioni i mundshëm i Italisë (4-2-3-1) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca. Trajner.: Luciano Spalletti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat