Barcelona pa dyshim që do të synojë gjatë kësaj vere që ta përforcojë krahun e tyre të majtë të sulmit dhe Nico Williams ishte lojtari që është lidhur më së shumti për një kalim tek blaugranasit së fundmi.
Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se ata tashmë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Portos, Pepe.
27-vjeçari po tërheq interesim nga disa klube të njohura evropiane pas një sezoni të fuqishëm në Portugali, dhe gazeta portugeze O Jogo raporton se Barcelona është në mesin e tri ekipeve që po e përcjellin këtë verë.
Kjo nuk është hera e parë që Pepe po lidhet me një transferim të mundshëm tek Barcelona.
E përditshmja katalanase Sport, ka thënë se klauzola e tij prej 75 milionë eurosh e bën një objektiv të vështirë për shkak të gjendjes financiare.
Dy ekipet tjera që janë të interesuara për shërbimet e Pepes janë Chelsea dhe Atletico Madridi.
“Blutë e Londrës” janë ekipi i vetëm që është financiarisht për ta kompletuar këtë transferim, pasi kanë transferuar disa lojtarë në të njëjtën pozitë për shuma të mëdha parash.