Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja

Futboll

Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Grupi B ku luan dhe Shqipëria, është konsideruar si grupi i Ferrit. Kjo jo pa arsyje, pasi përballen gjigandë të futbollit botëror si Italia, Spanja apo Kroacia.

Nëse do të shohim formacionin më të shtrenjtë që ka ky grup vëmë re se vlera totale është 725 milionë euro. Dominojnë lojtarët e Spanjës e Italisë dhe një nga Kroacia.

Në portë Donnarumma, dy qendrat e mbrojtjes janë Bastoni dhe Gvardiol ndërsa nga krahët rreshtohen dyshja italiane Di Marko dhe Di Lornezo. Në mesfushë qëndrojnë Rodri dhe Barella ndërsa para tyre, Pedri. Sulmi përbehet nga treshja spanjolle, Niko dhe talenti Jamal nga krahët ndërsa Ojarzabal në qëndër.

Shqipëria nuk ka asnjë lojtarë pasi vlera totale e gjithë ekipit të Shqipërisë është 111.60 milionë eurosh. Futbollisti më i shtrenjtë është Armando Broja, me 22 milionë euro, pas tij Kristjan Asllani me 18 milionë euro, Ernest Muçi-13 milionë euro dhe Berat Gjimshiti-10 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat