Deri 1000 euro bileta në zonën e italianëve! Tifozi tregon “çmimet e çmendura”

Futboll

Deri 1000 euro bileta në zonën e italianëve! Tifozi tregon “çmimet e çmendura”

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 19:45

Tifozi Ardit Saliaj, i ftuar në Euronees Albania, tregoi atmosferën në Gjermani një ditë para ndeshjes së Shqipërisë. Ai tha se tifozët shqiptarë kanë pushtuar Dortmundin.

Saliaj shtoi se tifozët po vazhdojnë të blejnë bileta, ku çmimet kanë arritur deri në 1000 euro.

“Shqiptarët nuk po ndalen në asnjë lloj blerje në çmimin e lartë. Madje dhe italianët po joshen nga çmimet e shqiptarëve. Biletat tashmë kanë arritur deri në 1000 euro, falim për në tribuna minimale dhe në zonën e italianëve” tha ai.

Tifozi tha se ka shpresa që Shqipëria të kalojë grupin dhe se ekipi ndodhet në një fazë shumë pozitive.

“Kemi 3 muaj që po përgatitemi për këto ndeshje. Padyshim nesër mund të mos marrim fitoren, por ndoshta një barazim, por e rëndësishme është që të kalojmë grupin për ëndrrat dhe për dëshirat tona. Ekipi ndodhet në një fazë shumë pozitive, në harmoni të jashtëzakonshme mes lojtarëve  dhe fryma dhe energjia pozitive që ka dhënë trajneri të jep shpresë, të jep rezultate që ta mbushin zemrën” tha tifozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat