Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti doli në konferencë për media në prag të ndeshjes së nesërme me Shqipërinë, për të cilën ylli i Atalantas tha “sigurisht që do të jemi gati”.
Gjimshiti fillimisht tregoi rëndësinë që e ka përballja e nesërme me Italinë, ndërsa tha se nëse kuqezinjtë e nisin me këmbë të mbarë, atëherë do të ishte motiv shtesë për kalimin e grupit.
Gjimshiti: Nëse e fillojmë me këmbën e mbarë, mund të jetë një ndihmë shtesë
“Sigurisht që janë tri ndeshje te rëndësishme. Besoj qe çdo ndeshje është e vështirë dhe e rëndësishme, por sigurisht ajo që thatë ju mund të na e jep një rrugëtim, ta ndryshojë rrugëtimin, besoj që mund të na e jap edhe një vetëbesim në qoftë se e fillojmë me këmbën e mbarë siç themi ne, besoj që mund të jetë një ndihmë shtesë, motivuese dhe besoj që mund të ndryshojnë gjërat ne këto kualifikime, në këto grupe”, tha Gjimshiti.
Po ashtu, Gjimshiti tha se ekipi është gati, dhe se trajneri Sylvinho u ka treguar se ku është forca e “Azzurëve”.
Gjimshiti: Sigurisht që jemi gati, trajneri na ka treguar se ku është forca e tyre
“I kemi shikuar videot e fundit të ndeshjeve të Italisë në miqësore, dhe besoj që trajneri na ka treguar se ku është forca e tyre, dhe duhet te kemi kujdes, dhe sigurisht që ato ndeshje të nevojiten për ndeshjen që e kemi nesër përballë dhe sigurisht që jemi gati”, tha Gjimishiti.
Shqipëria e nis nesër aventurën në Kampionatin Evropian Euro 2024, ku me fillim nga ora 21:00 do të përballet me Italinë në stadiumin “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmundit.
Shqipëria gjendet në Grupin B të Euro 2024 së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.