Gjermania superiore
Gjermania me lehtësi ka arkëtuar tre pikë në hapje të Kampionatit të 17-të Evropian në futboll, që po mbahet në Gjermani.
Gjermanët startojnë furishëm, duke shpartalluar Skocinë me rezultat 5:1, në ndeshjen e parë të grupit A.
Skocia 46 minuta mbetet me një lojtar më pak dhe kjo ia lehtësoj edhe më shumë punën gjermanëve në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se Gjermania do të ngadhënjejë me rezultat bindës, duke avancuar me rezultat 3:0.
Gjermania – Skocia 5:1
Stadiumi "Allianz Arena".
Shikues: 75.000.
Shënues: Wirtz (10'), Musiala (19'), Havertz (45+1' -nga penalltia)., Fullkrug (68'), Can (90+3') - Rudiger (87' - autogol)..
Kartona të verdhë: Andrich.
Kartona të kuq: Tah - Porteous, Ralston.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).Gjermania: Neuer, Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt, Andrich (Gross 46'), Kroos (Can 80'), Gündogan, Musiala (Muller 74'), Wirt (Sane 63') dhe Havertz (Fullkrug 63').
Skocia: Gunn, Porteous, Hendry, Tierney (McKenna 77'), Ralston, Robertson, McGinn (McLean 67'), McTominay, C. McGregor (Gilmour 67'), Christie (Shankland 82') dhe Adams (Hanley 46').
Në minutën e 10-të, Florian Wirtz hapi serinë e golave.
Ai nga rreth 17 metra goditi bukur e topin e dëboi paksa portieri Gunn por duke u përplasur me shtyllën e djathtë futet në rrjet, 1:0.
Në minutën e 19-të, Jamal Musiala me një goditje nga rreth 12 metra, shkund pjesën e epërme të portës së rivalit, 2:0.
Musiala u pengua dhe gjyqtari francez Turpin akordon penallti në minutën e 25-të. Pasi shikoi VAR-in, ka ndërruar vendimin për faktin se ishte jashtë 16-shit e duke referuar gjuajtje të lirë.
Në minutën e 42-të, Porteous faulloi ashpër Gundogan dhe gjyqtari pasi shikoi VAR-in, akordoi penallti.
Porteous për shkak të ndërhyrjes së ashpër është ndëshkuar direkt me karton të kuq në minutën e 44-të.
Kai Havertz shënoi nga penalltia për 3:0 në minutën e 45+1.
Në minutën e 68-të, Niclas Fullkrug që hyri në pjesën e dytë (63’), me një goditje të fuqishme e nga rreth 14-15 metra, realizoi në këndin e majtë të epërm, 4:0.
Në minutën e 87-të, Rudiger shënoi autogol për 4:1.
Emre Can në minutën e 90+3 realizoi nga 17-18 metra për 5:1.
Gjermania e nisi furishëm, Skocia pësoi humbje të thellë.