Deri në datën e sotme, pak pa nisur “EURO 2024”, janë zhvilluar 16 edicione të Kampionateve Europiane.
Cristiano Ronaldo i prin listës së golashënuesve më të mirë në historinë e këtij turneu.
Portugezi 39-vjeçar ka 14 gola në histori të “EURO”, ndërsa vendin e dytë e ka Michel Platini, teksa në vendin e tretë janë Griezmann e Shearer me nga 7 gola gjithsej.
Michel Platini e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në një edicion të vetëm të “EURO”, me 9 të tillë në vitin 1984.
Më poshtë mund të gjeni edhe top golashënuesit në çdo edicion të “EURO-s”, që nga viti 1960.
1960: François Heutte (France), Viktor Ponedelnik (USSR), Valentin Ivanov (USSR), Dražan Jerković (Yugoslavia), Milan Galić (Yugoslavia) – 2 goals
1964: Jesús María Pereda (Spanjë), Ferenc Bene (Hungari), Deszö Novák (Hungari) – 2 gola
1968: Dragan Džajić (Jugosllavi) – 2 gola
1972: Gerd Müller (Gjermani Perëndimore) – 4 gola
1976: Dieter Müller (Gjermania Perëndimore) – 4 gola
1980: Klaus Allofs (Gjermania Perëndimore) – 3 gola
1984: Michel Platini (Francë) – 9 gola
1988: Marco van Basten (Holandë) – 5 gola
1992: Henrik Larsen (Danimarkë), Karl-Heinz Riedle (Gjermani), Dennis Bergkamp (Holandë), Tomas Brolin (Suedi) – 3 gola
1996: Alan Shearer (Angli) – 5 gola
2000: Patrick Kluivert (Holandë), Savo Milošević (Jugosllavi) – 5 gola
2004: Milan Baroš (Republika Çeke) – 5 gola
2008: David Villa (Spanjë) – 4 gola
2012: Fernando Torres (Spanjë)*, Alan Dzagoev (Rusi), Mario Gomez (Gjermani), Mario Mandžukić (Kroaci), Mario Balotelli (Itali), Cristiano Ronaldo (Portugali) – 3 gola
2016: Antoine Griezmann (Francë) – 6 gola
2020: Cristiano Ronaldo (Portugali)**, Patrik Schick (Çeki) – 5 gola
Torres e fitoi “Këpucën e Artë” të “EURO 2012” pasi kishte një asist më shumë, dhe kishte më së paku minuta të luajtura, në krahasim me golashënuesit e tjerë.
Ronaldo pranoi trofeun e vitit 2020 pasi kishte një asist.