Nagelsmann: 20 minutat e para, mbresëlënëse

Futboll

Nagelsmann: 20 minutat e para, mbresëlënëse

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:45
Nagelsmann

Trajneri gjerman pas fitores ndaj Skocisë: “Ne shënuam shpejt dhe qëndruam të fokusuar deri në fund”.

Julian Nagelsmann shijon debutimin e tij të ëndrrave me Gjermaninë në Euro 2024, një pesëshe që nuk i la Skocisë asnjë shans.

"20 minutat e para ishin mbresëlënëse. Ne vendosëm shumë fuqi në fushë, kundërpresuam dhe kjo na ndihmoi shumë - shpjegoi trajneri gjerman -. Shënuam herët dhe qëndruam të koncentruar deri në fund”.

“Është e çmuar që jo vetëm një person merr komplimente, por ato shpërndahen në të gjithë ekipin. Ishte një fillim i mrekullueshëm, por është vetëm një hap i parë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat