Partizani i rikthehet “fiksimit” të vjetër

Futboll

Partizani i rikthehet “fiksimit” të vjetër

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 12:04
Partizani

Geralb Smajli me shumë gjasa do të mbetet në Superiore.

Mbrojtësi vetëm pak ditë më par ëmbylli bashkëpunimin me Vllazninë dhe tashmë është lojtarë i lirë në treg. Interesimet për të nuk mungojnë dhe Partizani është skuadra që i ka bërë ofertën zyrtare.

“Demat” e shikojnë 22-vjeçarin si shumë të rëndësishëm për skemat e Orges Shehit për sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasdit kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe tashmë mes tyre kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm.

Kujtojmë se Smajli është një “fiksim” i vjetër i partizanit, me “Demat” që e tentuar edhe verën e kaluar, por në atë merkato asgjë nuk u arrit pasi Vllaznia vuri “veton” për talentin e saj. Këtë verë duket se me shumë gjasa ky operacion pritet të konkretizohet. Këtë sezon me shkodranët, Smajli ka luajtur në 36 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në 8 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat