I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë lajmin e gëzueshëm për futbolldashësit tanë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri ka konfirmuar se punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit.
Ai tutje shton se qëllim e kanë pasur që punimet të shkojnë mbarë dhe në mënyrë profesionale..
"Punimet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” kishin nisur në fund të muajit mars, derisa është paraparë që ato të përfundojnë deri më 6 korrik", shkruan Çeku.