Tani është zyrtare, Charles De Ketealere është një lojtar i Atalanta-s deri në vitin 2027.
Milan dhe Atalanta gjetën një marrëveshje për të bërë të mundur që belgu të vazhdonte rrugëtimin e tij me bergamaskët.
Në një njoftim për mediet Atalanta bën me dije se pasi i pagoi rreth 22 milionë euro Milan-it bëri të mundur transferimin përfundimtar të De Ketelaere.
“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se Charles De Ketelaere është zyrtarisht pjesë e klubit ‘zikaltër’’.
Në sezonin 2023-2024, sulmuesi belg përmbushi plotësisht pritshmëritë e klubit, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në të gjitha kompeticionet. I gjithë klubi është i kënaqur me qëndrimin e Charles te ‘zikaltërit’, të cilit i urojnë më të mirat në vazhdimin e karrierës së tij sportive në Bergamo”-njofton Atalanta.
Blerja e kartonit të De Ketelaere nga Milan-i, Atalanta-s i kushtoi 22 milionë euro plus 10% të çdo rishitjeje në të ardhmen që do t’u shkojë “kuqezinjve”.
Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Gasperini-t, De Ketelaere luajti 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.