Spanja në presion të Kroacisë

Futboll

Spanja në presion të Kroacisë

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 13:17
Spanja

Spanja nis sot rrugëtimin në Euro 2024 përballë Kroacisë në “Olympiastadion” të Berlinit, duel që fillon në orën 18:00.

Pjesë e grupit B janë edhe Shqipëria e Italia, që do të ndeshen mes tyre në “Signal Iduna Park” të Dortmundit (21:00).

Luis De la Fuente, trajneri i kombëtares iberike, pret që djemtë e tij ta nisin me fitore, edhe pse përballë janë kroatët e fortë dhe të rrezikshëm të Zlatko Daliç.

“Duhet ta nisim mbarë, kështu që le të bëjmë në fushë atë që dimë të bëjmë më mirë. Nuk duhet të ndryshojmë apo heqim dorë nga stili ynë. Është e dëmshme të ndryshosh në këto momente.

Duhet të jemi gati për të luftuar e sakrifikuar për diçka të madhe. Ta nisim me ndërgjegjen e qetë dhe t’i bëjmë gjërat siç i kemi bërë deri tani.

Duam të mbërrijmë në finalen e madhe, por të njëjtin objektiv dhe dëshirë kanë edhe të tjerët. Ama duhet të jemi të kujdesshëm: nuk quhet dështim nëse nuk fitojmë Europianin”, deklaroi trajneri i Spanjës.

Kombëtare që duelin kundër Shqipërisë do e zhvillojë në datën 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat