Kapiteni i Kroacisë paralajmëron

Futboll

Kapiteni i Kroacisë paralajmëron

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 13:27
Luka Modriç

Ka kaluar një vit që kur Spanja dhe Kroacia përballeshin mes tyre në finalen e Ligës së Kombeve në Amsterdam. “La Roja” fitonte duke marrë dhe trofeun, duke e lënë Kroacinë sërish duarbosh.

Një vit më vonë, dy ekipet e shohin veten në grupin B së bashku me Italinë dhe Shqipërinë.

 Në Kroaci flasin për revansh.

Por si një veteran që futbollin e njeh po aq mirë sa lëkurën e vet, Luka Modriç ka nënvizuar se takimi i sotëm ka tjetër qasje dhe ekipi i tij nuk duhet të mendojë për revansh.

Deklarata e Modriç ka ardhur gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ku ai ka shoqëruar trajnerin Zlatko Daliç. “Spanja është një nga favoritët në këtë kompeticion.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe ne duhet të japim versionin tonë më të mirë. Jemi mësuar të bëjmë surpriza. Mund të ndikojmë vetëm në atë që ndodh në fushë”.

Modriç ka dashur të theksojë dhe sekretin e kroatëve. “Forca më e madhe e kësaj skuadre është uniteti, nuk do të lodhem kurrë duke e përsëritur këtë”. Sa për revanshin, kapiteni i Kroacisë ka qenë tejet i qartë. “Ne nuk duhet ta shohim si një revansh.

Ajo çfarë ndodhi në Ligën e Kombeve ka mbetur atje. Këtu jemi në Europian, jemi në një kompeticion tjetër. Ndaj i gjithë fokusi duhet të jetë këtu”, deklaroi Modriç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat