Zvicra e fortë për Hungarinë
Zvicra e kapitenit Granit Xhaka ka startuar me fitoren në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani.
Zviceranët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Hungarisë, në ndeshjen që u zhvillua në Koln.
Xherdan Shaqiri nuk startoi fare në këtë sfidë. Shaqiri çuditërisht mbetet jashtë, pra në bankë.
Pjesa e parë pothuajse e bëri të qartë se Zvicra nuk e ka ndërmend të lë pikë në fushë.
Hungaria – Zvicra 1:3
Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 45.000.
Gjyqtar: Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Varga (66') - Duah (11'), Aebischer (45'), Embolo (90+3’).
Kartona të verdhë: Szalai, Fiola - Widmer, Freuler..
Hungaria: Gulacsi, Lang (Bolla 46'), Orban, At. Szalai (Dardai 79'), Fiola, A. Nagy (Kleinheisler 67'), Schäfer, Kerkez (Adam 79'), Sallai, Szoboszlai dhe Varga.
Zvicra: Sommer, Schär, Akanji, R. Rodriguez, Widmer (Stergiou 58'), Freuler (Sierro 86'), Xhaka, Ndoye (Rieder 86'), Aebischer, Vargas (Embolo 74') dhe Duah (Amdouni 68').
Në minutën e 12-të, Kwadwo Duah doli në pozitë ballore duke shënuar dhe goli i tij u pranua pasi që gjyqtari Vinçiq e shikoi sistemin VAR.
Vargas humb rastin e qind për qindtë në minutën e 20-të, portieri Gulacsi intervenoi me sukses dhe e dëboi në korne.
Në fund të pjesës së parë pikërisht në minutën e 45-të, Aebischer shokoi Hungarinë. Ai me mjeshtri goditi nga rreth 20 metra dhe topi shkoi në këndin e majtë të poshtëm, 0:2.
Zvicra pati mundësi shënoi në minutën e 48-të, futbollisti Duah goditi bukur por portieri hungarez ia mohon golin.
Në minutën e 63-të, Vargas në pozitë ideale dhe nga afërsia goditi me kokë jashtë shtyllës së djathtë të Zvicrës.
Në minutën e 66-të, hungarezët shënojnë, Varga përulet në tokë e me kokë shënoi me mjeshtri, 2:1.
Schar në minutën e 72-të goditi me kokë por për disa centimetra jashtë portës së majtë të Hungarisë.
Në minutën e 90-të, Granit Xhaka goditi bukur por portieri hungarez mezi e shpëtoi portën.
Në minutën e 90+3. Embolo parabolloi portierin për fitoren 1:3.
Gjermania kryeson me 3 pikë në grupin A, duke lënë pas Zvicrën me 3, Hungarinë 0 dhe Skocinë 0 pikë.
Më 19 qershor, Hungaria takohet me Gjermaninë (18.00) dhe Zvicra me Skocinë (21.00).