Spanja me probleme në debutim, Kroacia e plotë kundër iberikëve

Futboll

Spanja me probleme në debutim, Kroacia e plotë kundër iberikëve

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 15:25
Spanja

Spanja do të bëjë prezantimin e saj të parë në Kampionatin Europian sonte në mbrëmje me ndeshjen kundër Kroacisë.

Pak më vonë në fushë do të jemi dhe ne kundër Italisë. Duke qëndruar te Spanja dhe Keroacia, praktikisht dy trajnerët, Luis de la Fuente dhe Zlatko Daliç do të kenë mundësi të rreshtojnë lojtarët e tyre më të mirë.

Të vetmin problem do ta ketë trajneri i “La Roja”-s, De la Fuente i cili nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit të Al Nast, Ajmerik Laporte.

Dëmtimi i pësuar disa ditë më parë e ka bërë të pamundur praninë e tij në fushë në ndeshjen e parë në grup kundër Kroacisë. megjithatë, tekniku i Spanjës ka luksin ta bëjë gjumin të qetë, teksa në shërbim të tij do të jetë mbrojtësi i Realit të Madridit, Naço Feërnandez. Ai është gati për sfidën dhe pritet të jetë titullar në krah të Le Normand. Asnjë problem edhe për trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliç.

Siç ishte parashikuar, mbrojtësi Joshko Gvardiol s’ka pasur asgjë serioze dhe do të jetë rregullisht në formacionin titullar për takimin e sotëm në Berlin. Në këtë takimin skuadra e Daliç pritet të udhëhiqet nga veterani i Realit të Madridit, Luka Modriç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat